×
  • Sport
  • Sport

    Shkolla e futbollit Prishtina 2022, do të merr pjesë në një tjetër turne të njohur të fubollit për grupmosha të reja

    Insajderi
    09 May 2024 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë herë nga 13 deri me 19 Maj, gjenerata e lindur në vitin 2007 dhe 2008, do të udhëtojnë në Romë, për të marr pjesë në turneun Lazio Cup, ku edhe këtë vit do të marrin pjesë shumë klube të njohura italiane dhe evropiane, kurse nga Kosova do të udhëtojë kjo shkollë e futbollit, që ka mbledh lojtarët më të mirë nga e gjithë Kosova, sepse tek e fundit, atje do të prezantohet futbolli ynë ashtu siç i ka hije.

    Në fakt, Shkolla e futbollit Prishtina 2022, shumë shpejt pas themelimit të saj, ka nis me pjesmarrje masive në gjeneratave të ndryshme nëpër turnet që janë mbajtur në Itali dhe Kroaci, por gjithmonë në turne të njohur ku nuk kanë munguar kurrë klube të njohura të Kontinentit të Vjetër.

    Marrim shembullin konkret, ku vetëm para një muaji kjo shkollë mblodhi talentët U11, dhe udhëtoi në Galipoli të Italisë (afër qytetit Lecce), në turneun ku morën pjesë klube si: Lazio, Roma, (Lecce kampion), Bologna, Spal, Frosinone e shumë kube tjera, ndërsa këtë radhë për gjeneratat 2007 dhe 2008, do të jenë pjesmarrëse përveç klubeve italiane, (Lazio në grupin tonë), edhe klube jashtë Italisë.

    Përveç kësaj, vetë, disa ditë më vonë, nga 29 Maji e deri me 2 Qershor, kjo shkollë do t’i dërgojë katër gjenera në turneun e madh në Kroaci, “Dalmatinko Cup”, që sivjet do të mbahet në Zarë (Zadar), aty ky do të jenë mbi 100 skuadra të ndryshme.

    Jo vetëm grupmoshat e reja 11,12,13 apo 14 vjeçar, në qytetin e bukur bregdetar, do të udhëtojë edhe një ekip I përbërë me lojtarë të moshave 16 dhe 17 vjeç, të cilët do të ketë tri ndeshje miqësore ne top-klubet kroate.

    Ndërmjetësues i këtyre turneve është Leonard Peja.

    Me një fjalë, Shkolla e futbollit Prishtina 2022, po bënë një punë të shkëlqyer, diçka tjetër nga shkollat tjera, dhe po u mundësonë talentëve kosovarë që të luajnë jashtë Kosovës, me moshatarët e tyre të klubeve apo edhe shkollave më të famshme evropiane, dhe sigurisht se këto turne, përveç që mund të dalin lojtarë që shumë shpejt mund të luaj potencialisht në këto klube evropiane, njomakëve po u mundësohet ta shohin vetën se ku janë në futboll me kundërshtarë më të njohur, por tek e fundit, ata jo vetëm që argëtohen së luajturi futboll, por edhe po shoqërohen dhe  njoftohen me bashkëmoshatarët e tyre të kombësive dhe religjionove të tjera fetare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark