×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shkolla Finlandeze ofron 10 bursa për nxënësit e shkollave të mesme!

    Insajderi
    06 March 2020 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkolla Finlandeze në Kosovë ka lansuar programin e njohur ndërkombëtarisht Cambridge International AS & A Levels për nxënësit e shkollës së mesme, program ky i cili iu ofron nxënësve certifikim të klasit botëror vetëm në Shkollën Finlandeze për t’u pranuar në universitetet më prestigjioze në botë pas përfundimit të këtyre studimeve. Në lansim, u njoftua shpallja e aplikimit për ofrimin e 10 bursave për studime në këtë program për nxënësit e klasës 10 dhe 11 duke filluar nga 30% deri në 100%.

    Gjatë lansimit, Drejtoresha e Shkollës Finlandeze, Kaija-Leena Salovaara, tha se për herë të parë në Kosovë do të ofrohet diploma dhe programi për nxënësit e shkollës së mesme i akredituar nga Cambridge. Ajo tha se ky certifikim do të ketë rol thelbësor në udhëzimin e nxënësve në zhvillim të karrierës së tyre në të ardhmen, duke integruar në të njëjtën kohë lëndë në fusha të ndryshme.

    Atasheu Kulturor i Ambasadës Britanike në Kosovë dhe Drejtori i British Council, Angus Bjarnason, tha se pavarësisht se cilën fushë nxënësit studiojnë, atyre iu duhen aftësi specifike të cilat ky program iu ofron në aftësim profesional për të ardhmen me një qasje unike të dy kurrikulave më të vlerësuara në botë. Ndërsa Zëvendës Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Sargit Salakari, përgëzoi Shkollën Finlandeze për nivelin cilësor të edukimit të cilin e ofron në shoqërinë kosovare ku tashmë do të integrojë edhe një kurrikulë të sofistikuar të Cambridge përveç asaj finlandeze. Znj. Salakari shtoi se ky kualifikim ndërkombëtar do të hapë mundësi të shumta për nxënësit anembanë globit dhe do t’i pajis ata me aftësitë e duhura për jetë si dhe do të shërbejë si udhërrëfyes në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

    Aplikimi për bursat e ofruara nga Shkolla Finlandeze mbetet i hapur nga data 6 mars deri më 6 prill 2020 dhe mund të bëhet përmes këtij linku. Pas pranimit të aplikacioneve, nxënësit do të kalojnë në fazën e testimit i cili përfshin njohuritë në gjuhën angleze dhe matematikë ku poashtu nxënësit duhet të sjellin me vete dëftesën e notave të tyre në studimet e tyre në shkollën e mesme të ulët dhe pikët e arritura në testin e semi-maturës (nëse nxënësit tashmë kanë përfunduar testin). Pas këtij vlerësimi vie faza e intervistimit të nxënësve gjatë datave 20-24 prill dhe në fund shpallja e bursistëve më 6 maj 2020.

    Ky program do të ofrojë mundësinë e kombinimit të praktikave më të mira të sistemit arsimor finlandez me rigorozitetin dhe prestigjin e kurrikulës dhe kualifikimeve të Cambridge.

    Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze .

    Linku për aplikim për bursa: https://bit.ly/3308A7Z

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark