Insajderi
Lajme

Shkolla “Hasan Prishtina” përballet me mbeturina, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa të papastruara

Insajderi
19 October 2026 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkolla “Hasan Prishtina” përballet me mbeturina, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa të papastruara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkolla “Hasan Prishtina” në lagjen Ulpianë të Prishtinës po përballet me probleme të higjienës, pasi klasat janë mbushur me mbeturina.

Pamjet e dërguara në Telegraf, paraqesin gjendjen në ambientet e shkollës, duke ngritur shqetësime për higjienën dhe kushtet në të cilat nxënësit zhvillojnë procesin mësimor.

Situata është krijuar në kohën kur punëtorët e pastrimit janë në grevë, ndërsa nxënësit po vijojnë mësimin në ambiente të papastruara.

Kjo gjendje ngre nevojën për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të sigurohen kushte të përshtatshme higjienike për nxënësit dhe stafin e shkollës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark