×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkollat franceze ua ndalojnë hyrjen mbi 60 vajzave me veshje myslimane

    Insajderi
    05 September 2023 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit në Francë ka bërë të ditur se rreth 300 nxënës kanë shkuar në shkolla të veshur me veshje fetare myslimane abaya, veshje kjo e gjatë myslimane që është ndaluar në shkollat e vendit nga java e kaluar.

    Shumica nga vajzat pranuan të ndryshonin veshjet e tyre.

    Sipas ministrit të Arsimit, Gabriel Attal, 298 vajza kryesisht të moshës 15 vjeç e lart, u paraqitën në shkollë me veshjen e ndaluar, mirëpo 67 vajza refuzuan të binden dhe u dërguan në shtëpi.

    BBC raporton se tani do të vijojë një periudhë e mëtejshme dialogu me familjet e tyre, e nëse kjo dështon, nxënësit do të përjashtohen.

    Mirëpo në mesin e 12 milionë djemve dhe vajzave që filluan mësimin të hënën, vetëm rreth 300 nxënës kanë shkuar me veshje të tillë dhe se qeveria beson se shifrat tregojnë se ndalimi i saj është pranuar gjerësisht.

    Në vitin 2010, Franca ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik, duke provokuar zemërim në komunitetin mysliman prej pesë milionë banorësh të Francës.

    Franca ka zbatuar një ndalim të rreptë të shenjave fetare në shkolla që nga shekulli i 19-të, duke përfshirë simbole të krishtera si kryqe të mëdhenj, në një përpjekje për të frenuar çdo ndikim katolik në arsimin publik.

    Duke reflektuar ndryshimin e popullsisë së saj, ajo ka përditësuar ligjin gjatë viteve për të përfshirë shaminë myslimane dhe kippan hebreje, por abajat nuk janë ndaluar plotësisht deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark