×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi

    Insajderi
    02 March 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave ditën e martë në Greqi, ka shkuar në 57.

    Bëhet e ditur se shifra është konfirmuar nga një mjeke për BBC-në, ndërsa Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që punojnë në hetim, ka bërë të ditur se është marrë AND-ja nga 57 trupa.

    Kujtojmë se gjatë ditës në vend ka pasur protesta të shumta, pasi kryeministri grek tha se aksidenti ishte shkak i “një gabimi tragjik njerëzor”.

    Ndërkohë, një ministër i qeverisë, është shprehur se masat shtrënguese gjatë krizës ekonomike të Greqisë në vitet 2000, janë ato që kanë kontribuar në mungesën e investimeve në hekurudha.

    Duke fajësuar neglizhencën e qeverisë, punëtorët e hekurudhave kanë mbajtur një grevë njëditore ditën e enjte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark