×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shkrepi nga vetura”- Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

    Insajderi
    23 April 2024 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Brigada 153” në Hajvali të Prishtinës mbrëmjen e së martës.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se deri më tani nuk janë njoftuar për ndonjë të lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

    Borovci ka thënë se në bazë të veprimeve të para hetimore, dyshohet se shkrepja erdhi nga një veturë në lëvizje.

    “Rreth orës 17:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprimet e para policore dyshimet janë ngritur se shkrepja ka ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ai për Insajderin.

    “Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark