×
  • Showbiz
  • Show

    Shkroi frazat që bën lëmsh gjithë rrjetin, Elgit Doda reagon rreth çështjes Dafina-Ledri-Sara

    Insajderi
    26 August 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një frazë kënge mjaftoi që rrjeti të ziente. Fansat aluduan se Ledri dhe Dafina po komunikonin përmes këngëve dhe kështu u krijua edhe drama mes Dafinës-Ledrit dhe Sara Hoxhës.

    Bëhet fjalë për këngën e Elgit Dodës me Dafinën e cila titullohet “Si Mua” dhe këngën e Ledri Vulës në bashkëpunim me Romeo Veshaj e cila mban titullin “E keni dit”.

    “Ti kom dhon krejt, Ti kom dhon krejt, Ama loqk m’le vetem”, thotë Ledri.

    Ndërsa, “Se ti kam dhon krejt, Mi ke dhon krejt, Ama sot prap vetem”, thotë Dafina.

    Duke qenë se Elgiti ishte tekstshkruajtësi i të dy këngëve, ai ka sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur.

    Ai hedh poshtë çdo aludim që kënga me Dafinën të jetë e “vjedhur” si frazë nga ajo, pasi pikërisht kjo këngë paska mbi 1 vit që është krijuar, ndërsa kënga me Ledrin është krijuar këtë verë.

    Pra, akuzat me të cilat iu drejtuan Dafinës, madje edhe vetë Sara e akuzoi duke thënë se tekstin e ka shkruar Ledri, mesa duket bien poshtë dhe e vërteta doli në shesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark