×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuan për t’u bërë policë, rezultojnë pozitiv në testin e drogës- Përjashtohen 8 vetë

    Insajderi
    06 April 2024 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    1 mijë vetë të cilët synojnë të bëhen kadetë në Policinë e Kosovës janë testuar për përdorimin e drogave.

    Prej tyre 13 kanë rezultuar pozitiv në këtë test.

    Së paku tetë prej tyre u përjashtuan nga procesi i rekrutimit.

    Për çka u testuan policët?

    Në shqyrtimin e rasteve të tyre tashmë janë të përfshira edhe gjykatat.

    Për t’u pranuar në Policinë e Kosovës, kandidatët për kadetë duhet t’u nënshtrohen disa kontrolleve, përfshirë testet për disa lloje të drogave, ato mjekësore, psikologjike e të tjera.

    Testet për droga deri në fund të vitit të kaluar janë kryer në institucione private, por pas një marrëveshjeje mirëkuptimi mes Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kanë kaluar në institucionet shtetërore.

    Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, konfirmon për se disa kandidatë të testuar aty, kanë dalë pozitivë në testet për amfetaminë dhe disa lloje të tjera të substancave narkotike.

    “Në grupin e parë prej 426 personash, në muajin janar, tetë kanë rezultuar pozitivë, kurse sa i takon grupit në muajin mars, prej 519 personash, pozitivë kanë rezultuar pesë”, thotë Veseli.

    “Duhet përmendur se në grupin e parë kanë dalë kryesisht pozitivë në amfetaminë, ndërsa në grupin e dytë ka qenë një laramani substancash”, shton ai, raporton REL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark