Shkupi e ka rinisur kampionatin, duke fituar derbin me Shkëndijën me rezultat 2:0.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 19-të në elitën e futbollit vendor e cila u zhvillua në Kërçovë, i takoi kampionëve në fuqi, që fituan me dy golat e Alvarezit të realizuar në pjesën e parë dhe në shtesat e pjesës së dytë që finalizoi Trapanovski.
Ndërkohë Struga Trim Lum e nisi me barazim këtë gjysmëstinor, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Tikveshin.
Makedonija Gjorçe Petrovi u mund në shtëpi nga Akademia Pandevi me shifrat 0:1, Rabotniçki mori fitore ndaj Pobedës me rezultat 0:2, ndërsa takimi Bregallnica – Skopje u mbyll me barazim pa gola.