×
  • Sport
  • Sport

    Shkupi fiton kryendeshjen ndaj Strugës, Shkëndija “ngec” kundër Gostivarit

    Insajderi
    01 October 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkupi koleksionoi fitoren e tretë radhazi në Maqedoninë e Veriut teksa mposhti me rezultatin 2-0 për llogari të javës së nëntë, Strugën. Ngjarjet kryesore të ndeshjes u zhvilluan në fraksionin e dytë, teksa në të 52-tën minutë, Shkupi kaloi në avantazh me anë të Queven. 10 minuta më pas, situata u bë edhe më e komplikuar për Strugën duke qenë se Georgievski u ndëshkua me karton të kuq dhe iu dha shansin kundërshtarëve të godisnin nga pika e bardhë.

    Gjithsesi, nga 11-metrat Trapanovski nuk u tregua i saktë dhe rezultati mbeti 1-0. Për t’i “prerë” përfundimisht shanset Strugës për të marrë qoftë edhe një pikë, mendoi Vosha që realizoi në minutën e 90-të. Pas këtij rezultati, Shkupi mbetet në vendin e parë me 18 pikë ndërsa Struga renditet në vend të katërt me 15 pikë.

    Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës “ngec” në transfertë ndaj Gostivarit. Tetovarët nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 me Shkëndijen që mbetet në vendin e dytë me 17 pikë ndërsa Gostivari renditet në vendin e 11-të me shtatë pikë. Në ndeshjet e tjera, Bregalnica barazoi 0-0 me Vardarin, Rabotnicki mposhti Tikves me rezultatin 1-0 ndërsa Sileksi fitoi me Voska Sport 4-2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark