×
  • Showbiz
  • Show

    “Shkurt e ka e shkreta”- A ndikoi Gixhari në gjendjen e rëndë psikologjike të banores që u largua nga Big Brother?

    Insajderi
    02 January 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja shqiptare, Zhaklina Gjolla është banorja e parë që është larguar nga Big Brother Vip Albania me dëshirën e saj.

    Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara.

    Siç njoftoi “Vëllai i Madh”, Zhaklina është në gjendje të rënduar psikologjike, shkruan Insajderi.

    “Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”- njoftoi Big Brother.

    Me kë pati problem Zhaklina?

    Që nga nga nata e parë e spektaklit te BBV ka pasur një “luftë të ftohtë” mes aktores Olta Gixhari dhe moderators Zhaklina Gjolla.

    Edhe pse bënë “paqe” gjatë natës së ndërrimit të vitit tensionet mes tyre janë rikthyer sërish. Madje Olta Gixhari e kishte paralajmëruar Zhaklinën, se “do ta shkatërrojë” Zhaklinën.

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo u shpreh se moderatorja ka ardhur të bëhet e famshme por i ka bërë llogaritë gabim, “do rri shumë shkurt e shkreta”.

    Derisa, në një moment, teksa po luanin “e vërtetë apo sfidë” në oborr, Zhaklinës iu dha sfidë që të shkojë dhe të bëjë paqe me Oltën.

    Por reagimi i aktores ishte i prerë dhe komplet injorues: një shikim i ftohtë dhe asnjë fjalë.

    Kush është Zhaklina Gjolla?

    E lindur në  Pogradec, Zhaklina Gjolla është një nga moderatoret e TVSh-së, por udhëtimi i saj ka nisur në redaksinë e lajmeve të  Vizion Plus,  ku ka punuar gjithmonë gjatë “turnit  të dytë”- siç thotë dhe  vetë ajo- mbasi u zgjodh nga grupi i praktikantëve të Fakultetit të Gazetarisë. 

    Sipas rrëfimit të saj, dëshira e saj fillestare nuk ka qenë Gazetaria, por Arkitekura, të cilën kishte vendosur ta ndiqte në Firenze, Itali. Ndërkohë që qëndronte në pritje të përgjigjes nga Universiteti në Itali, Zhaklina vendosi të aplikonte dhe në Shqipëri në degën e gazetarisë si për të pasur një plan B.  “

    Mbaj mend që ditën që do shkoja për të çuar disa dokumenta te Ministria e Arsimit, pata një moment reflektimi gjatë të cilit pata frikë për përgjegjësitë që më prisnin në një vend të ri e vetme, nëse do ia dilja t’i bëja të gjitha, kështu që u stepa dhe nuk u nisa dhe vazhdova shkollën e gazetarisë në Shqipëri”, kishte thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark