×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shmangie nga tatimi – Kush është ‘bixhozgjiu” që i shkaktoi dëme shtetit të Kosovës afro 60 mijë euro

    Insajderi
    09 October 2022 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni, Armend Danqeli është arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten e 6 tetorit, nën dyshimin e veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “shmangie nga tatimi”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për të njëjtat vepra penale ndaj Danqelit, Prokuroria ka ngritur aktakuzë në tetor të vitit 2020.

    Veprimtarinë e bixhozit, Danqeli dyshohet ta ketë ushtruar nga viti 2013-2019.

    Armend Danqeli pronar i biznesit “Euro Game” akuzohet në bashkëkryerje me Safet Kyqykun kanë organizuar lojëra të fatit për të cilat nuk kanë pasur licencë. 

    Danqeli, që kishte të regjistruar një biznes bixhozi me 30 njësi, akuzohet se shfrytëzonte lokalin e Kyqykut në Prizren për lojërat e fatit të “TipSport”, ky lokal ishte mbyllur paraprakisht nga ATK-ja. Derisa ishte hapur në mënyrë të paligjshme nga të pandehurit në fjalë.

    Aparate të pa-licencuara e mundësim i përdorimit të tyre nga klientët ishte gjetur në shumë raste gjatë hetimit.

    Në këtë lokacion siç bën me dije prokuroria në aktakuzë janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit. Automatëve të tipit ACT, Apex, Kajot dhe Kabot, të cilat ishin pronë e biznesit “Euro Game” të të pandehurit Armend Danqeli.

    Më saktë 4 aparate të tipit ACT, 2 KAJOT dhe 1 Kabot, 3 Apex dhe 1 “X-Game”.

    ATK iu kishte lëshuar leje vetëm për baste por që të njëjtit u kanë mundësuar pjesëmarrëseve të ndryshëm ehe organizimin të lojërave të fatit (10 automateve), 2 tipit “Mekur”,  4 “Kajot”, 3 ACT dhe 1 Apex.

    Bazuar në dosjen e siguruar nga InDoks, bazuar në të dhënat e mbledhura nga Administrata Tatimor e Kosovës, Armend Danqeli përmes bizneseve të tij “Euro Game”, duke iu shmangur tatimit e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës me shumën e përgjithshme 57.661 euro.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark