Insajderi
Lajme

“Shoferi iku kur iu afruan”, një person tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi

Insajderi
03 January 2025 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shoferi iku kur iu afruan”, një person tenton të shkelë protestuesit me veturë në Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë protestës në Novi Sad, një shofer me BMW-së ka tentuar të çajë një kolonë studentësh. Fillimisht, ai përshkoi makinën e tij nëpër turmë, më pas doli dhe filloi debatin.

“Zotëria nga BMW-ja e zezë donte të na kalonte dhe ne nuk e lamë. Ai u inatos dhe ‘u fut’ në fytyrë me kolegun tonë”, tha një studente që mori pjesë në ngjarje.

Gjatë debatit, një shofer ka zbritur nga makina tjetër dhe u ka dalë në mbrojtje  studentëve.

Ai së bashku me studentët kanë përzënë drejtuesin e BMW-së, i cili ka ikur në këmbë dhe ka lënë makinën në rrugë. “Shoferi iku kur iu afruan më shumë njerëz”, tha një student.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark