Insajderi
Lajme

Shoferi kapet me 124 km/h në zonë 40 km/h, policia ia ndalon vozitjen për nëntë muaj

Insajderi
07 March 2026 - 20:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shoferi kapet me 124 km/h në zonë 40 km/h, policia ia ndalon vozitjen për nëntë muaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka gjobitur një person me 400 euro, me 4 pikë negative si dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 9 muaj.

Në njoftim bëhet e ditur se shoferi kishte vozitur veturën me shpejtësi prej 124 km/h, në zonën ku kufizimi është 40 km/h, shkruan Insajderi.

Njoftimi:

Prishtinë, 07 mars 2026- Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta, ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar kufizimin e shpejtësisë së lejuar.

I njëjti është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro,

4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark