Ditë më parë Eriksen pësoi sulm në zemër dhe tani gjendet në spitalin e Kopenhagës, ku do të vizitohet nga bashkëlojtari i tij te Interi, Romelu Lukaku, i cili ka aderuar në Holandë me Kombëtaren e Belgjikës, shkruan Insporti.
Lukaku tregoi për dëshirën e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Dua të shkoj ta vizitoj Eriksenin në spital dhe për këtë kam folur tashmë me komisionerin teknik”, tha ai.
“Nesër pas ndeshjes do t’ia dërgoj një mesazh Eriksenit. Tani do ta lë të kalojë kohë në paqe me familjen e tij”, përfundoi Romelu Lukaku.