×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shokon imami nga Vushtrria: Mos e mësoni frengjishten e anglishten, ata bën zullum mbi muslimanë

    Insajderi
    28 April 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hoxha Bedri Halimi nga Vushtrria ka bërë një deklaratë që mund të thuhet skandaloze, duke bërë thirrje që të mos mësohen gjuhët angleze e frënge, pasi sipas tij kanë bërë zullum në njerëzim dhe në myslimanë.

    Në një video të publikuar në Facebook nga Veriu.info, thuhet se hoxha Bedri Halimi nga Vushtrria, ka deklaruar para ‘xhematit’ se nuk duhet mësuar gjuhën angleze dhe frëngjishte. Sipas këtij hoxhe populli që flet këtë gjuhë ka bërë zullum në njerëzimin dhe në myslimanë.

    “Për hir të Allahut dhe për inati nuk duhet me mësu anligshten dhe frengjishten, sepse kanë ba zullum në njerzim edhe në myslimanë”, ka thënë hoxha Halimi.

    Nuk dihet nëse video është bërë sot në namazin e xhumasë, apo është xhiruar në ndonjë ditë tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark