×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shokon shkencëtari gjerman: NASA zbuloi jetë aliene në Mars, por e vrau padashje

    Insajderi
    02 September 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dirk Schulze-Makuch, një profesor në Universitetin Teknik të Berlinit, bëri një rrëfim shokues. Ai tha se 50 vjet më parë shkencëtarët patën fat dhe zbuluam jetën jashtëtokësore, të cilën e shkatërruan padashje.

    Përpara Curiosity, NASA nisi në një mision roverin Viking, rreth mesit të viteve 1970, i cili u ul në sipërfaqen e Marsit. Misioni arriti t’i sigurojë njerëzimit imazhet e para nga sipërfaqja e Marsit. Përveç kësaj, Viking kreu edhe një analizë biologjike të tokës marsiane, me qëllimin kryesor zbulimin e shenjave të jetës.

    Gjetjet e ekspeditës përmbanin formacione të shumta gjeologjike që ishin në përputhje me efektet e rrjedhave të konsiderueshme të ujit në tokë. Në veçanti, vullkanet e Marsit kishin shumë ngjashmëri me ato të Hawait – duke nënkuptuar ekspozimin e tyre të mëparshëm ndaj shiut.

    Roveri gjithashtu zbuloi sasi të vogla të lëndëve organike të kloruara, që fillimisht mendohej se ishin kontaminim nga Toka. Megjithatë, misionet e mëvonshme në Mars konfirmuan praninë e përbërjeve organike natyrore në Mars, megjithëse në formë të klorur.

    Si i vrau NASA alienet

    Një nga eksperimentet e misionit Viking përfshinte shtimin e ujit në mostrat e tokës. Uji i mbushur me lëndë ushqyese dhe karbon radioaktiv (karboni-14) u fut kështu në tokën e kuqe të Marsit. Hipoteza ishte se nëse do të kishte mikroorganizma të mundshëm në Mars, ata do të konsumonin lëndët ushqyese dhe do të lëshonin karbon radioaktiv si gaz. Rezultatet fillestare treguan këtë emetim të gazit radioaktiv, por pjesa tjetër e rezultateve mbetën të paqarta.

    Schulze-Makuch argumenton se NASA mund t’i ketë “mbytur” këto mikrobe të mundshme, duke çuar në vdekjen e tyre.

    “Shumë nga eksperimentet e bëra në Viking përfshinin aplikimin e ujit në mostrat e tokës, gjë që mund të shpjegojë rezultatet e çuditshme. “Ndoshta mikrobet e supozuara marsiane të mbledhura për këto eksperimente nuk mund të përballonin këtë sasi uji dhe vdiqën pas një kohe,” shkroi ai në Big Think.

    “Do të ishte sikur një anije kozmike aliene të të gjente duke u endur gjysmë të vdekur në shkretëtirë dhe shpëtimtarët tuaj të mundshëm do të mendonin: “Njerëzit kanë nevojë për ujë. Le ta vendosim këtë njeri në mes të oqeanit për ta shpëtuar! Por kjo nuk do të funksiononte”, shpjegoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark