×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria civile kërkon nga Shpend Ahmeti të organizojë festë për 17 shkurt

    Insajderi
    10 February 2016 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

     

    Iniciativa për Progres INPO ka shprehur shqetësimin e saj rreth injorimit të festës së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mos gatishmërisë së Komunës së Prishtinës për të shënuar këtë datë historike për qytetarët këtij vendi.

    “Komuna e Prishtinës për të dytën herë me radhë, refuzon që të organizoj çfarë do lloj aktiviteti, qoftë edhe simbolik, për nder të festës më të rëndësishme, atë të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”thuhet në një kumtesë për media të INPO.

    Sipas kësaj organizate, arsyetimet e Komunës së Prishtinës, se festa e pavarësisë është festë shtetërore dhe i takon institucioneve qendrore që të merren me organizimet festive është e papranueshme dhe e pa sinqertë.

    Gjithashtu, INPO thotë se përkushtimi i kësaj komune  karshi protestave paqësore kundër marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin, të paralajmëruara nga liderët e opozitës është jashtë kompetencave dhe funksioneve parësore që bartë Komuna sipas rregullativës ligjore për vetëqeverisjen lokale.

    Njëherit Iniciativa për Progres i ka rikujtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti se komuna më të cilën qeverisë ai është kryeqendra e Kosovës dhe kësisoj i takon që të ndërtojë një agjendë të denjë festive për nder të kësaj feste.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark