×
  • Sport
  • Sport

    Shorti i Ligës së Kampionëve s’do të jetë më i njëjti, ja çfarë do të ndryshojë nga sezoni i ardhshëm

    Insajderi
    12 March 2024 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia ombrellë e futbollit evropian (UEFA) ka përgatitur një sistem krejtësisht të ri të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe kjo do të sjellë një vendim revolucionar.

    UEFA është e detyruar të kompjuterizojë tërësisht shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, e gjitha për shkak të formatit të ri, dhe kjo nuk do t’i pëlqejë tifozëve që kanë dyshuar për manipulime gjatë shortit dhe do të jetë veçanërisht rasti tani që kompjuteri do të zgjedhë rivalët.

    UEFA vendosi për këtë veprim sepse sipas tyre tërheqja manuale e kundërshtarëve të çdo klubi, siç ndodhte në formatin e vjetër, do të zgjaste deri në katër orë dhe do të kërkonte deri në 900 topa për shkak të situatës komplekse brenda shortit.

    Në këtë mënyrë, kompjuteri do të tregojë automatikisht kundërshtarët e secilit ekip dhe do të vendosë se cili ekip do të ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë. /telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark