×
  • Showbiz
  • Show

    Shota: Kam arritur shumë në jetë, për aktore nuk ia dha dorën kurrkujt

    Insajderi
    27 December 2022 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një debat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova ka lindur, përderisa ata ishin të ulur në oborrin e shtëpisë dhe po diskutonin rreth fjalës “adhurues”.

    Disa ishin pro përdorimit të kësaj fjale mbi njerëzit dhe kishte edhe nga ata që kundërshtuan ta përdornin atë përpos në rastet kur flitet për Zotin.

    Stresi dhe Getinjo kanë thënë që kanë shumë fansa, e kjo gjë e ka ndezur Shotën.

    “Lumet ju që keni fansa. Neve kush nuk na don. Unë në punën time nuk ia jap dorën askujt. Boll arritje të madhe kam. Në çdo serial, në çdo film, në teatër. S’jam vetëm unë artiste në Kosovë”, ka thënë Shota.

    “E mira nuk ka fund në jetë. Jam shumë e kënaqur me veten time. Për veten time jam shumë ‘okay. Jam një artiste që jam e angazhuar gjithë kohës. Me profesionin timin kam arritur të jetoj si ‘car’. Këtu Hollywood s’është, por për aq sa është jam ‘okay’”, ka shtuar ajo.

    Gjithsesi, Getinjo nuk është pajtuar me të, me arsyetimin se – “Shota nuk ka arritur aq shumë në jetë, sa të ketë fansa dhe të mos ia jap dorën askujt për punën që bën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark