Insajderi
Lajme

Shpallet aktgjykimi për 11 të akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste

Insajderi
29 April 2016 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të premten aktgjykimin në çështjen penale ku janë të akuzuar 11 persona për organizim  e pjesëmarrje në grupe terroriste.

Dënimi më i lartë për këta të akuzuar është katër vite e gjashtë muaj, ndërsa më i ulëti dënim me gjashtë muaj burg me kusht.

Të dënuarit në këtë rast janë: N.A dhe H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë muaj; I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve; I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vite e 6 muaj; të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej  tri viteve; i akuzuari S.H është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark