×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet epidemia e fruthit në Shkup

    Insajderi
    02 January 2019 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë shpalli epideminë e Fruthit në territorin e Qytetit të Shkupit për shkak të 12 rasteve të reja të të prekurve.

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se numri më i madh i të prekurve janë fëmijë, më i vogli 8 muajsh, por ka edhe të rritur të cilët nuk janë vaksinuar me vaksinën MRP. Për shkak të gjendjes së krijuar nga nesër fëmijët e pa- vaksinuar nuk do ë pranohen nëpër çerdhe.

    “.Është shpallur epidemia e fruthit në Shkup, dhe jemi të detyruar që prej nesër të ndërmarrim masën e përkohshme ndalesë për dërgimin e fëmijëve në çerdhe të cilët nuk janë të vaksinuar me vaksinuar me vaksinën MRP”- deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

    Rastet e reja të të prekurve nga Fruthi janë shënuar në Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov. 8 nga të prekurit janë hospitalizuar në klinikën infective dhe të gjithë janë në gjende të komplikuar. Filipçe tha se edhe përkundër thirrjeve për vaksinim në periudhën e kaluar, shumë pak prindër kanë vendosur t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

    “Nga 15 mijë fëmijë të pa-vaksinuar nën moshën 14 vjeçare pas thirrjeve për vaksinim janë vaksinuar vetëm 310, që është numër jashtëzakonisht I ulët”- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

    Fruthi konsiderohet si sëmundje e rëndë, e cila mund të shkaktojë ndezje të rëndë të mushkërive dhe meningjit. Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar hetime për të vërtetuar nëse mjekët pediatër iu kanë dhënë udhëzime prindërve për të mos i vaksinuar fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeçare me vaksinën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark