×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shpaloset projekti i restaurimit të ish-Internatit në Prizren

    Insajderi
    20 October 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) ka përfunduar projektin e restaurimit të ndërtesës së Kazermës së vjetër “Ish Internatit”.

    Kazerma e vjetër gjendet në pjesën jugore të qytetit, jashtë Qendrës Historike të Prizrenit. Është ndërtuar në kuadër të sarajit të Mahmud Pashës në pjesën e parë të shekullit XIX.

    Është ndërtesë që përbëhet prej bodrumit, katit përdhesë dhe prej katit të parë

    Edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore.

    Përgjegjësi i QRTK-së në Prizren, z. Samir Hoxha, ka theksuar se është i lumtur ta ndaj me publikun këtë lajm të mirë për Prizrenin dhe trashëgiminë e tij kulturore. Sipas tij, ky projekt për restaurim është edhe një hap shumë i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurisë sonë kulturore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark