×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Shpejt kanë me ta rreh teneqen”, Bulliqi: Agim Veliu do të rikthehet si kryetar i LDK’së

    Insajderi
    14 May 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i degës së Lidhjes Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyeni kanë debatuar ashpër në emisionin “Info Nata” për qeverisjen në këtë komunë.

    Hyseni tha se kryetari Bulliqi është mjerim për qytetarët e Podujevës.

    Ky njëri përfundimisht është mjerim. Për fat të keq llapjant kanë me i hupë katër vjet“, u shpreh Hyseni.

    Deklaratës së tij iu kundërpërgjigj Bulliqi i VV’së. Ai tha se Hysenin do ta largojnë së shpejti nga posti i kryetarit të LDK’së dhe do të rikthehet ish-kryetari Agim Veliu.

    Ata të LDK’së njëherë kanë gabu që të kanë qitë, ma ty nuk të bon lazëm aty, sepse unë besoj që shpejt ta rrehin teneqen edhe prej aty. Do të rikthehet Agimi, ai do të rikthehet shpejt, këtij si bon lazëm me dal ma aty“, tha Bulliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark