Insajderi
Lajme

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuar u kapën me 1 milion euro në Merdare, prokuroria jep detaje

Insajderi
24 February 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuar u kapën me 1 milion euro në Merdare, prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës, ka njoftuar sot se janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe sistemi prokurorial, nga ku është bërë e ditur se, lidhur me rastin, me urdhër të prokurorisë speciale të Kosovës, janë ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar për veprën penale “shpëlarja e parave”.

“Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar në  pikëkalim kufitar në Merdar, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash. Sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se shuma arrin në një milion euro”, thuhet në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark