×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpenzimet globale ushtarake janë rritur 1%

    Insajderi
    05 April 2016 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti i Kërkimeve për Paqe Ndërkombëtare me seli në Stokholm (SIPRI) ka vlerësuar se shpenzimet ushtarake globale janë rritur për 1% në vitin 2015, dhe kanë arritur në 1,670 miliardë dollarë, që paraqet rritjen e parë në botë prej vitit 2011.

    Sikur edhe në vitet e kaluara, Shtetet e Bashkuara dhe Kina mbesin në krye të listës së shpenzuesve të mëdhenjë ushtarakë, edhe në vitin 2015.

    Në këtë aspekt, shpenzimet e Shteteve të Bashkuara janë 596 miliardë, ndërsa ato të Kinës 215 miliardë dollarë.

    Konsiderohet se shpenzimet e Shteteve të Bashkuara paraqesin më tepër se një të tretën e shpenzimeve globale ushtarake.

    Shpenzimet ushtarake të Rusisë, po ashtu, janë rritur në mënyrë substanciale për 7.5%, duke arritur në 66 miliardë dollarë.

    Rritje të madhe ka shënuar edhe Arabia Saudite, e cila gjatë 10 viteve të kaluara gati e ka dyfishuar buxhetin./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark