Një trend i ri janë tregjet në rritje. Afrika dhe Amerika Latine do të shohin rritjen më të madhe të të ardhurave nga shpenzimet konsumator në pesë vitet e ardhshme.
Shpenzimet konsumatore në aplikacione mobile do të rriten me 120% në 2023 në 156 miliardë dollarë sipas një raporti të ri nga firma analitike Sensor Tower.
Parashikimi përllogaritet se të dy dyqanet e aplikacioneve do të dyfishojnë të ardhurat e tyre në pesë vitet e ardhshme me Kinën, SHBA dhe Japoninë që udhëheqin në iOS dhe SHBA, Korenë e Jugut e Japoninë në Google Play.
Raporti projekton se Apple do të arrijë 96 miliardë dollarë në shpenzime konsumatore në aplikacione deri në 2023, një rritje me 104% krahasuar me të ardhurat prej 47 miliardë dollarë që ishin në 2018.
Google Play do të rritet me 140% në 60 miliardë dollarë të ardhura në 2023 duke ngushtuar më tutje hendekun me Apple.
Një trend i ri janë tregjet në rritje. Afrika dhe Amerika Latine do të shohin rritjen më të madhe të të ardhurave nga shpenzimet konsumatore në pesë vitet e ardhshme.
Në Afrikë shpenzimet në aplikacione në App Store do të rriten me 296% në 420 milionë dollarë ndërsa në Azi me 239% në 2.4 miliardë dollarë.
Të ardhurat nga Google Play do të jenë akoma më të larta me Amerikën Latine që do të arrijnë deri në 2.8 miliardë dollarë në 2023 dhe në vendet Afrikane në 430 milionë dollarë.
Në App Store pas pesë vitesh aplikacionet që nuk janë lojëra do të zënë 40% të të ardhurave ose 38.8 miliardë dollarë në App Store. Në Google Play janë lojërat ato që zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 86% të tyre nga 89% të ishte vitin e kaluar.