Analisti, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë mbi shpenzimet e kandidatëve për kryeministër të opozitës për reklama në Facebook gjatë javës së fundit dhe tre muajve të fundit, në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas tij, gjatë javës së fundit, shpenzimet për reklama në Facebook nga kandidatët ishin si vijon: Bedri Hamza ka shpenzuar €768, Memli Krasniqi €717, Ramush Haradinaj €418, dhe Lumir Abdixhiku €393.
Në lidhje me shpenzimet gjatë tre muajve të fundit, Muharremi rendit Ramush Haradinaj në krye me €3,784, pasuar nga Memli Krasniqi me €3,510, Bedri Hamza me €2,691 dhe Lumir Abdixhiku, i cili ka shpenzuar €457.