Arjan Konomi është gazetar e publicist shqiptar dhe opinionist në emisionet televiziv ku kohëve të fundit ka bërë bujë si analist në emisionin “Përputhen”. Karriera e Arjan Konomit ka nisur në Itali ku atje ka filluar ta ushtrojë gazetarinë për herë të parë e pas disa vitesh publikimesh atje krijoi kontaktet edhe me shtypin shqiptar.
Publikime ta shumta në revistën gjeopolitike “Limes” (botimi intelektual i së përditshmes \”La Repubblica\”), ku prej vitesh është edhe anëtar i Këshillit Redaksional të saj, krahas intelektualëve më me emër në Itali.
Gazetar në mediat italiane:
Arjanin e kemi parë në televizionin italian “Rai” në panelin e emisionit “Pinochio”, të drejtuar nga gazetari i famshëm italian Gad Lerner, ku debatonte për çështjen e Kosovës me politikanët më të lartë të Italisë, ku ndër to mbahet mend debati me kryetarin e Lidhjes së Veriut, Umberto Bossi. Këtë të fundit Arjani e vuri me “shpatulla pas muri” dhe e detyroi të kërkonte falje para miliona teleshikuesve, kur ai (Bossi) shtrembëroi historinë e Kosovës në favor të serbëve.
Raoportimi si gazetar italian për luftën në Kosovë:
Me Kosovën ka një lidhje të veçantë, duke qenë se në kohën e represionit serb ka qenë pikërisht në Drenicë, në zonën më të nxehtë dhe ka qenë gazetari i vetëm shqiptar që ka shkelur territorin e Kosovës, para se të fillonte sulmi i Nato-s, duke rrezikuar jetën prej milicisë serbe. Shkrimi tij mbi UÇK-në do të ishte i parë në Europë që hidhte dritë mbi ushtrinë çlirimtare, duke analizuar edhe se si do të ishte e ardhmja e saj politike, e mbi të gjitha, që nuk do të përdorte terrorimin si mjet për arritjen e qëllimit; çlirimit të Kosovës.
Këshilltar i presidentit Alfred Moisiu:
Në Shqipëri, Arjani ka punuar si këshilltar i Presidentit Alfered Moisiu për Marrëdhëniet Publike dhe mediat.
Arjan Konomi në një emision televiziv ka folur për eksperiencën në politikë: “Kam qenë këshilltar i presidentit Moisiu, më kishte parë në Itali. Nga kjo përvojë interesante njoha intrigën, mashtrimin, korrupsionin në politikë. Thashë kjo është hera e parë dhe e fundit për mua në politikë”.
Analist i Përputhen
Arjan Konomi para shumë viteve e kemi parë si analist edhe në “Big Brother”. Por dy vitet e fundit ka qenë analist i Prputhen ku ka prodhuar debate të cilat kan rritur audiencën e atij emisioni.
I pyetur në një intervistë nëse pëlqen më shumë “Për’Puthen” apo “Big Brother”, Konomi e cilëson këtë të fundit si dashurinë e tij të madhe.
Të rinjtë e sotëm i sheh shumë ndryshe nga të rinjtë e “Big Brother”: “Janë më të shkathët, më egoistë, më të papërballueshëm. Ndoshta sepse në “Përputhen” kanë kontakt me jashtë dhe bëjnë si diva ekrani ndërsa në “Big Brother” nuk e dinin çfarë bëhej jashtë dhe çfarë mendonin për ta”.
‘Për’Puthen është akoma në proces, jam duke e përjetuar, nuk e di s do vazhdojë por ‘Big Brother është dashuria ime e madhe”, tha Konomi.
“Mik” me Cllevio Serbianon nëpërmjet TikTok:
Arjan Konomi këtë vit ka bërë një shndërrim 360 gradë duke u kthyer nga gazetar, analist, shkrimtar, këshilltar në një ‘personalitet gango’ në TikTok. Ai është parë në video live në rrejtet sociale me personazhe shumë të ndjekura në rrjet si: Kozak, Cllevio Serbiano, Aleks Veshin dhe Dionis Bibën.
“Miqësia” e tij me Cllevio Serbianon u bë edhe më e madhe kur analisti Konomi vajti në shtëpinë e Cllevio Serbianos edhe pse ai ishte me arrest shtëpie. Në video live të gjithë e kemi dëgjuar duke u bërë thirrje shikueve: “shpërndajeni LIVE-n, gjuni me aviona none motër”.
Arjan Konomin e kemi parë në disa pozicione dhe hobi të tij, tashmë nuk dihet cila do jetë surpriza e tij e ardhshme, duhet të presim.