×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shpërndanë informacione të rreme, Facebook bllokon 200 llogari

    Insajderi
    29 March 2019 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Facebook ka bllokuar një rrjet të medieve sociale në Filipine për “sjellje të koordinuar joautentike” . Këtë hap të  pazakontë e bëri pas hetimeve se një biznesmen kishte menaxhuar fushatën zgjedhore të Presidentit në 2016.

    Facebook tha se hetimi i tij zbuloi se aktiviteti online ishte i lidhur me një rrjet të organizuar nga një ish-ekzekutiv i “Omnicom Media Group Philippines”, i cili e identifikoi atë si Nic Gabunada. Në total janë bllokuar 200 faqe të grupeve dhe llogarive në Facebook e Instagram.

    “Individët që qëndronin pas këtij aktiviteti përdorën një kombinim të llogarive autentike dhe të rreme për të shpërndarë përmbajtje në shumë faqe dhe grupe”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i Politikave të Kibernetikës në Facebook, në një deklaratë.

    “Ata shpesh publikuan lajme lokale dhe politike, duke përfshirë tema të tilla si zgjedhjet e ardhshme, azhurnimet dhe pikëpamjet e kandidatëve, sjelljet e dyshuara të kundërshtarëve politikë dhe ngjarjet e diskutueshme që supozoheshin të ndodhin gjatë administratave të mëparshme”, tha ai.

    Gabunada i tha ABS-CBN News se ishte “fatkeqësi” që Facebook e akuzoi atë për ndërhyrje me faqet dhe llogaritë e diskutueshme.

    “Nëse ata më bllokojnë faqet e mia personale në Facebook dhe Instagram, është e drejta e tyre. Nga ana tjetër, ata duhet të kuptojnë se nuk po e bëj për hir të asaj që ata më akuzojnë, “tha Gabunada.

    Në një intervistë me faqen e lajmeve Rappler në maj 2016, menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Rodrigo Duterte, Gabunada tha se kishte dalë vullnetar për të ndihmuar në udhëheqjen e ekipit social të Dutertes gjatë fushatës së tij.

    Zyra e Operacioneve të Komunikimeve Presidenciale (PCOO) Ndihmës Sekretarja Ana Marie Banaag tha se Duterte ka vetëm një grup komunikues, PCOO, dhe Gabunada nuk është pjesë e saj. Filipinet duhet të mbajnë zgjedhje afatmesme në maj të vitit 2019, të cilat konsiderohen si referendum për administratën e Duterte-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark