×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthejnë konfliktet në RTK – Festim Kabashi nis procedura disciplinore kundër Blerim Haxhiajt

    Insajderi
    21 January 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Festim Kabashi, ka iniciuar proceduarë disiplinore kundër gazetarit të këtij mediumi, Blerim Haxhiaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo me arsyetimin se ka qenë pjesëmarrës si opinionist në mediat tjera.

    Kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha përmes një postimi në Facebook duke njoftuar për këtë nismë të Kabashit, ëshët shprehur i habitur me këtë pasi që gazetari Blerim Haxhiaj ka dhënë vetëm opinion për situatën në Shqipëri.

    Ai ka thënë se personat si Milaim Zeka dhe Ridvan Berisha që vetëm ofendojnë dhe nuk flasin në interest të publikut nuk po i prek ligji.

    Postimi i plotë i Fadil Hoxhës:

    Drejtori i RTK-TV-se, Festim Kabashi paska inicuar sot procedure diciplinore kunder gazetarit Blerim Haxhiaj me arsyetimin se ka marre pjese ne cilesine e opinionistit ne mediat tjera.Paramendoni, cdo dite i shohim ne ekran Milaim Zeken, Ridvan Berishen, Ernest Lumen, Mufail Limanin, etj. e Festimi me bashkepunetoret e tij heshtin.Madje opinionet e Ridvan Berishes i publikojne ne uebin e RTK-se.E Blerimi pse ka dhene opinionin e tij per zhvillimet ne Shqiperi, duhet te sanksionohet perderisa Ridvani e Milaimi te cilet me shume fyejne se sa flasin dicka ne interes te publikut vazhdojne te jene te paprekshem ndaj ligjit.Ky eshte selektiviteti qe eshte aplikuar me vite ne Transmetuesin Publik.Une neser do te jem personalisht ne komisionin diciplinor per me pa qysh po trajttohet ky rast.Mire eshte edhe Festimi me ardhe vet qe ta argumenoje kete inicim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark