×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthejnë skandalet te Kombëtarja e Brazilit – Neymar sulmon ashpër presidentin: Je një bir kur*e…

    Insajderi
    16 October 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polemikat vazhdojnë në Brazil, me synim kryesisht Neymar, gjithmonë kontrovers dhe asnjëherë banal. Sulmuesi akuzohet së bashku me dy shokët e tij të kombëtares, Vinicius dhe Richarlison, se kanë organizuar një festë “të fshehtë” para ndeshjes kundër Venezuelës.

    Por, duke anashkaluar kritikat e tifozëve, numri 10 i Seleçaos ka pasur një debat mjaft të ashpër me presidentin e CBF, Ednaldo Rodrigues, ku duket se ka pasur edhe fyerje dhe kërcënime.

    Gazetari José Carlos Araújo i “Super Rádio Tupi” e shpjegon situatën më mirë. Sipas burimit, Neymar pati një përplasje mjaft të ashpër me Ednaldo Rodrigues.

    Arseyja? Zgjedhja për të luajtur në “Arena Pantanal”, stadiumi ku Brazili barazoi kundër Venezuelës të premten e kaluar. Që atëherë situata degjeneroi mes të dyve, me lojtarin që kërcënoi se nuk do të rrinte me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjen e së mërkurës kundër Uruguajit.

    Të gjitha debatet janë zhvilluar me tone të larta dhe mosrespektuese, padyshim, të cilave “O Ney” do t’iu shtonte edhe “biri kurve”, përcaktim për presidentin e federatës.

    Në orët në vijim do të mësojmë se çfarë masash do të marrë Brazili në lidhje me këtë situatë, me sjelljen e Neymar që duket se ka qenë vërtet e papranueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark