×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthen debati mes Gashit e Berishës: Dostat të mbajtën në RTK

    Insajderi
    26 April 2023 - 00:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përderisa gazetari, Ridvan Berisha po fliste lidhur me “qeverisjen e keqe” të kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ‘’skandaleve’’ si nepotizmi e të tjera, kjo e përplasi atë me komentatorin Blerim Gashi.

    Gashi iu drejtua Berishës duke i thënë se ku po e gjënë zellin që tani t’flas për afera korruptive kur më herët se kishte sepse ‘’dostat’’ (drejtuar ish-udhëheqëseve) e mbanin në punë në RTK.

    “A e ka pas këtë zell atëherë kur janë kanë dostat e tij, që ja mbylleshin sytë, ka e gjet tash?”, tha Gashi.

    Me një ton po aq të ashpër iu është kundërpërgjigjur edhe gazetari Berisha duke i thënë se puna e tij e ka bërë gazetar, ndërsa ‘dostat’ e tij se kanë bërë drejtor.

    “Jo, jo dostat e mi s’më kanë bërë drejtor të RTK-së, e kanë bë tjetër kon. Jo, jo me hyzmet tem jam majtë unë aty, para atynve bile. Unë i dal zot këtij zanati, pa kërkon hiq, prej A deri në ZH.”, deklaroi Berisha.

    Për këtë, Gashi iu drejtua sërish duke i thënë se të kanë mbajt në punë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark