
Një shpërthim i bombolës së gazit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fshat të Maliqit, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë një fëmijë 8-vjeçar.
Sipas burimeve për A2 CNN, të plagosurit janë të moshave 26-32 vjeçare dhe janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin rajonal të Korçës. Ata kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës si pasojë e shpërthimit.
Jetnor Mucollari, kryefamiljari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, ka treguar se shpërthimi ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.
Për shkak të incidenteve të ngjashme që kanë ndodhur më parë, policia e Korçës ka kërkuar nga qytetarët që përdorin bombola gazi për ngrohje të tregojnë kujdes të madh në përdorimin e tyre.