×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Veri

    Insajderi
    18 April 2024 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim në Zveçan. Më saktësisht një granatë dore është hedhur në oborrin e një shtëpie.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani deklaroi se nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale, por që nuk ka të lënduar.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie.

    Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, pohoi Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark