×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpërthen një tjetër përplasje brenda VV’së, përfshihen Mullhaxha-Kollçaku, ministrja Haxhiu e Sallahu

    Insajderi
    15 March 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku Mulhaxha ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga puna të vëllait të saj, Ilir Mulhaxha nga bashkëpartiakja e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimit të gjatë në Facebook, deputetja Mulhaxha është shprehur se vëllai i saj është profesional dhe nuk ka asnjë vërejtje për punën e tij.

    Ajo ka kërkuar të ketë drejtësi në rastin e vëllait të saj, por jo drejtësi përmes postimeve në Facebook.

    “Ti Ilir, nuk je pjesë e asnjë kompanie. Je dikush që me profesionalizmin më të lartë, pa asnjë vërejtje, 8 vite ushtron një profesion të pavarur dhe me përgjegjësi të lartë. Ti nuk je nënshkrues i kontratave. Nuk je TI pjesë e arbitrazheve ndërkombëtare”

    Tutje, deputetja shtoi se mundësia e vetëm e saj në këtë rast është të bëjë kërkesë për inicim të Komisionit Hetimor Parlamentar.

    “Po, edhe për TY, si për të gjithë të tjerët deri tani, kërkoj #drejtësi.JO padrejtësi të Facebook-ave. Këtë e pres nga organet kompetente të thirrura për sjellje të drejtësisë së paanshme, për TY, si dikush që përveç ligjit, nuk ka mbështetje nga asnjë grup, politik apo i interesit. Si deputete kam vetëm një mundësi. Kërkesën për inicim të Komisionit Hetimor Parlamentar”, ka shkruar Mulhaxha.

    Ilir Mulhaxha tashmë ka dorëzuar padi për anulimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me shkarkimin e tij nga Përmbaruesi Privat, shkruan Insajderi.

    Më 1 mars të këtij viti, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, njoftoi se ka nënshkruar vendimin për pushim nga puna ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

    Sallahu kishte treguar dhe arsyen e shkarkimit të vëllait të deputetes Fatmire Kollçaku Mulhaxha.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Sallahu kishte thënë se Mulhaxha gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit.

    “Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu.

    Ilir Mulhaxha ishte supsenduar dy herë nga Ministria e Drejtësisë deri në shkarkimin e tij si përmbarues privat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark