×
  • Showbiz
  • Show

    Shpërthen Xuxi: Xheneta jashtë nuk do kishte shans të qëndronte me mua në një hapësirë prej…

    Insajderi
    10 November 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xuxi derisa ishte duke biseduar me Sara Kolamin, e përmendi edhe sjelljen që po bën konkurrentja Xheneta Fetahu.

    I njëjti theksoi se po të ishte për të, jashtë shtëpisë do të qëndronte shumë larg saj.

    “A e din që jashtë të betohem që skish pasë shans me qëndru me mua në një hapësirë prej 10 kilometër katror, e jo më një hapësirë të ngushtë”, u shpreh Xuxi.

    Modelja dhe aktorja nga Shqipëria nga ana tjetër tha se nuk dëshiron të merret me të.

    Xuxi që me hyrjen në Big Brother ka pasur probleme të vazhdueshme me Xhenetën.

    Është kjo e fundit që e ngacmon thuajse tërë kohën dhe e bën që të dalë jashtë kontrollit.

    Xuxi gjithashtu ia ka bërë me dije se nuk dëshiron të ketë kontakt me të, pasi nuk i pëlqen mënyra se si sillet dhe fjalori kundrejt tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark