Insajderi
Lajme

“Shpërtheu motoçikleta elektrike”- Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Prishtinë

Insajderi
03 November 2024 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shpërtheu motoçikleta elektrike”- Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një lokal në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit të një lokali në rrugën “Edit Durham” mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës për ditën e diel, lokali është përfshirë në zjarr pas shpërthimit të një motoçiklete elektrike, shkruan Insajderi.

Policia bëri të ditur se zjarri ka arritur të lokalizohet.

“Është raportuar se në një lokal ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit. Njësit relevante policore emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark