×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim në një rafineri nafte në Meksikë, 3 të vdekur e mbi 105 të plagosur

    Insajderi
    21 April 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i madh në një rafineri nafte në juglindje të shtetit meksikan të Veracruz ka lënë të paktën 3 persona të vdekur dhe mbi 105 të plagosur. Shpërthimi ndodhi në një rafineri që është në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës, “Pemex”, në qytetin-port të Coatzacoalcos.

    Qindra njerëz janë revokuar dhe të gjitha shkollat janë mbyllur. Shpërthime në rafineritë e “Pemex” nuk janë një gjë e re, pasi edhe në vitet e kaluara kanë ndodhur aksidente të tilla.

    Në një deklaratë të kompanisë “Pemex” thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:15 me kohën lokale, ndërsa zjarri është vënë në kontroll.

    Ndërkohë, Guvernatori i Veracruz, Javier Duarte, deklaroi se shpërthimi është ndjerë deri në 10 kilometra. Ai njoftoi se numri i të plagosurve është mbi 105, 58 prej të cilëve janë punëtorët që ishin në rafineri në momentin e shpërthimit.

    Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për shkak se ekziston rreziku që tymi që ka përfshirë vendin të përmbajë edhe lëndë toksike.

    Megjithatë, kjo është hedhur poshtë nga “Pemex” që thonë se tymi është zhdukur shpejt dhe se nuk ka ndonjë rrezik për shëndetin e qytetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark