×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthimi në Kçiq, Vitia: Tetë të lënduar janë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike

    Insajderi
    14 January 2024 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryeministri Kurti ka takuar qytetarët që po trajtohen në QKUK, të cilët pësuAn djegie si pasojë e shpërthimit të një bombole me gaz në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës.

    Vitia konfirmoi se një nga të lënduarit ka pasur lëndime edhe në gjoks.

    ”15 anëtarë të familjes, pësuan djegie e një pati lëndime në gjoks. Ende jemi në Klinikën Emergjente në QKUK, bashkë me mjekët, infermierët dhe stafin tjetër. Të gjithë ishin e ende janë në mobilizim e angazhim të lartë prej shumë orësh. Po ofrohet kujdesi i plotë e profesional për të lënduarit” tha ai.

    Tutje, ministri deklaroi SE katër nga të lënduarit janë në trajtim intensiv.

    “Katër nga të lënduarit pasi që janë operuar nga mjekët në QKUK, meqë kanë shkallë më të lartë të djegieve janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në Mjekim Intensiv Qendror. Tetë të lënduar janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Dy të lënduar janë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Ndërsa një nga të lënduarit është në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Mjekët janë duke bërë gjithçka për të mënjanuar çdo rrezik për jetën. Përpjekjet vijojnë dhe në këto çaste”, tha Vitia, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark