×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimi në Kiev ndodhi gjatë një transmetimi televiziv – publikohet momenti i frikësimit të reportereve

    Insajderi
    27 January 2023 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reporterët shpeshherë ballafaqohen me situata të pakëndshme, sidomos kur janë në front të luftës.

    Një rast i tillë i ka ndodhur edhe dy reportereve gjatë komentimit të pushtimit rus të shtetit ukrainas.

    Shpërthimi i sotëm në Kiev ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kanalit televiziv britanik Sky News, i cili moment u regjistrua edhe prej kamerave.

    Gazetarja dhe analistja frikësohen në momentin që ndihet një shpërthim prapa tyre, por që nuk u larguan prej vendit të ngjarjes.

    Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se sot është vrarë personi i parë në kryeqytet që nga nata e Vitit të Ri, ndërsa sistemet mbrojtëse ukrainase rrëzuan 15 raketa ruse.

    Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë vdekur 11 persona shkaku i sulmeve ruse me raketa dhe dronë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark