×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthimi në Veri, reagon ambasadori amerikan Hovenier

    Insajderi
    22 September 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pasi shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve.

    Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur me një gjë të tillë dhe ka dënuar veprime të tilla.

    Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë autorët para drejtësisë.

    “I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark