×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shpëtim Idrizi me shkrim emocional për rikthimin e Trepçës ’89 në Superligë

    Insajderi
    21 April 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trepça ’89 ka qenë larg skuadra më e mirë në këtë edicion të Ligës së Parë të Kosovës.

    Vetëm një vit pas rënies nga elita e futbollit kosovar, mitrovicasit me fitoren e sotme kanë arritur që edhe matematikisht ta sigurojnë rikthimin në Superligë.

    Sot, ’89-shi ka fituar me rezultat të pastër 0-2 ndaj rivalit lokal, Trepçës.

    Pas 23 javësh, Trepça ’89 kryeson tabelën e Grupit A me 50 pikë, plot 12 më shumë se Liria në pozitën e dytë.

    Kryetrajneri mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, i gëzohet këtij suksesi, që pas një viti po rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.

    “Duke ju falënderuar Zotit fuqiplotë, pastaj Kryetarit të klubit Bekit, drejtorit Arsimit dhe në fund protagonistëve kryesorë të cilët dhanë nga vetja shumë mund, sakrificë e ata padyshim jonë lojtarët, së bashku me kolegët e mi, dhe stafin e doktorëve, ia arritëm qëllimit, Rikthimin në Superligë”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në “Facebook”./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark