“Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri”, Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri”, Dom Gjergj Meta uron kreun e ri të Kishës Katolike

    Insajderi
    08 May 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    President i KISH-it, Dom Gjergj Meta, uroi Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës Katolike.

    Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.

    Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.

    Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën në Shqipëri“, shkruan Dom Gjergj Meta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark