Ivan Balliu ishte mungesa që tërhoqi vëmendjen tek Rayo Vallecano në derbin madrilen me Realin e Madridit. Mbrojtësi 31-vjeçar nuk ishte as në stol në sfidën e së dielës, duke alarmuar edhe në kampin e Shqipërisë para dy ndeshjeve të nëntorit.
Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime në gju, diçka që e ka nxitur trajnerin Francisko që ta lërë pushim mbrojtësin, i cili është një titullar i padiskutueshëm në ekipin nga Vallecas.
Balliu do të kryejë disa ekzaminime për të përcaktuar shkakun e dëmtimit, por dhe periudhën e riaftësimit.
Fakti që bëhet fjalë për një dëmtim në gju mund të rrezikojë dhe grumbullimin me kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
31-vjeçari numëron 10 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë që nga vtiti 2017, teksa ka qenë pjesë e skuadrës së Sylvinhos në këtë edicion kualifikuesesh, ndonëse ka luajtur në vetëm 1 ndeshje.
Trajneri brazilian i Shqipërisë pritet që këtë javë të prezantojë listën e lojtarëve që do të thërrasë në grumbullimin që do të nisë që në datën 12 nëntor në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet.