×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shqipëri: I caktohet masa “arrest në burg” 17 vjeçarit që aksidentoi për vdekje dy turistë italianë

    Insajderi
    27 August 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I është caktuar masa “arrest në burg” 17 vjeçarit që dyshohet se shkaktoi aksidentin që la të vdekur dy turistë italianë në Sarandë.

    Seanca e tij është mbajtur në ambientet e spitalit, pasi i mituri është nën kujdesin e mjekëve, raporton Abcnews.al, përcjell klankosova.tv

    Prokurorja e çështjes kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

    Ndërsa, avokati për klientin e tij kërkoi një masë më të lehtë sigurimi, për shkak se i arrestuari është i mitur, student dhe siç ka thënë ai, i traumatizuar, si dhe që ai duhet të jetë sa më afër familjes për shkak të gjendjes psikologjike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark