Përveç Kosovës, sot edhe Shqipëria do ta zhvillojë një ndeshje vendimtare në Grupin 2 të Ligës B ku do të përballet me Islandën, sfidë kjo direkte për vendin e dytë në këtë grup.
Humbja e fundit nga Izraeli me rezultat 2:1 ka bërë që skuadra e Edi Rejas të jetë në një pozitë jo të volitshme pasi ka vetëm një pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara, andaj nevojiten tre pikë të plota sonte për t’i ngjitur në vendin e dytë në këtë grup.
Ky grup kryesohet nga Izraeli me tetë pikë, Islanda është e dyta me tre pikë, Shqipëria e treta me vetëm një pikë, ndërsa në fund është Rusia që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje pasi është përjashtuar nga të gjitha garat e UEFA-s dhe FIFA-s për shkak të pushtimit në Ukrainë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.