×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Ligji i ri i hap rrugë abortit tek adoleshentët

    Insajderi
    23 April 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse lindjet tek adoleshentët kanë ardhur në uljë në Shqipëri, projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues i hap rrugë lejimit të abortit edhe tek të miturat e grupmoshës 16-vjeçare.

    Sipas nenit 12 të kësaj nisme, për ndërprerjen e shtatëzanisë, adoleshentet mund të abortojnë edhe pa djeninë e prindërve.

    Nismëtarët e argumentojnë këtë fak me mundësinë që e mitura mund të përjetojë dhunë në familje nëse merret vesh që është shtatzënë, shkruan TVKlan.

    “Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje”, thotë Ministria e Drejtësisë.

    Po ashtu aborti lejohet të kryhet edhe në rastin kur një femër është më shume se 14-javëshe dhe kjo brenda 3 ditëve kur e konstaton mjeku.

    “Vendimi për ndërprejen e shtatzënisë merret të paktën 3 ditë pas marrjes së informacionit. Në rast se afati prej 3 ditësh bën që të tejkalohen afatet e përcaktuara në këtë ligj, mjeku mund të vendosë që ky afat të mos respektohet”.

    Aborti lejohet të kryhet vetëm në instancat shëndetësore shtetërore dhe klinikat e licencuara. Po ashtu mjeku specialist obstetër gjinekolog, që në vizitën e parë duhet të informojë gruan për rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatzënisë, si dhe problemet e mundshme shëndetësore të ndërhyrjes mjekësore.

    Në rang global, aborti ka hasur në kundërshti të shumta. Në Shtetet e Bashkuara, afro 20 shtete federale e kanë të ndaluar abortin. Ndërsa Franca ka ligjëruar duke e qujtuar të drejtë kushtetuese abortin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark