Shqipëria bëhet pjesë e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria bëhet pjesë e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike

    Insajderi
    24 April 2016 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e dytë të qëndrimit në Nju Jork, Zëvendëskryeministri Niko Peleshi nënshkroi në emër të Shqipërisë, Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike, në një ceremoni të zhvilluar me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

    Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Peleshi e cilësoi Marrëveshje historike për të ardhmen e njerëzimit dhe nënvizoi se Shqipëria është e angazhuar për të ndërmarrë veprime konkrete dhe koherente në dobi të minimizimit të ndryshimeve klimaterike.

    Ai theksoi se Shqipëria gëzon status të veçantë sa i përket emisionit të ulët të gazit me efekte serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht nga burimet hidrike, pa impakt në atmosferë.

    Institucionet shqiptare në përputhje me politikat e Bashkimit Europian po përgatisin strategjinë kombëtare dhe po ndërmarrin hapat e nevojshëm në përafrimin e legjislacionit për qasjen ndaj ndryshimeve klimaterike.

    Kontributet e synuara kombëtare (INDC), sipas Zëvendëskryeministrit Peleshi, do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe do të pasohen nga ulja e emetimit të karbonit në dobi të përmbushjes së të tri dimensioneve të zhvillimit të qëndrueshëm në vend. Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Klimës u nënshkrua nga më shumë se 170 liderë botërorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark