×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqipëria e mundi pastër, në Peru “dyshojnë” për kapitenin: Nëse ky është 16-vjeç, imagjinoni kur të shkojë 20-vjeç 

    Insajderi
    12 April 2022 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria U16 ka zhvilluar dje ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz.

    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.

    Ndërkohë në Peru nuk kanë mundur dot që ta përtypin këtë rezultat. Tifozët janë shumë të zhgënjyer nga rezultati i arritur dhe këtë e tregojnë në faqen zyrtare të Federatës së tyre të Futbollit duke qenë se kanë pak njohuri për një ekip europian si Shqipëria.

    Por komentet më epike lidhen me kapitenin e Shqipërisë U-16, Kurtin, që është dukshëm me fizik më të madh sesa kapiteni i Perusë U-16. “Nëse ky është kapiteni i Shqipërisë U-16, imagjinoni kur të shkojë në moshën 20 apo 22 vjeçare. Do të na shikojë nga lart fytyrat tona ose ata stërviten në planetin e Dragon Ball”, ishte një prej komenteve që veçonin kapitenin kuqezi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark